Rreth nesh
Kjo ueb-faqe është projekt i grupit të Edukimit, Teknologjisë, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (ETIN), të themeluar nga programi MoF/KUSA në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës “Universiteti i Prishtinës”.
Ueb-faqja është emërtuar në bazë të grupit themelues – ETIN dhe përbëhet nga disa anëtarë, të cilët kontribuojnë në mënyra specifike në funksionalizim të saj.
Intervista me prof. dr. Faton Berisha
A keni mundësi të na njoftoni më shumë rreth programit shkenca kompjuterike dhe çka ofroni?
Shkencat kompjuterike në departamentin e matematikës si program ka filluar nga viti 2000, edhe më herët, dhe ofron anën softuerike të shkencave kompujterike, gjatë këtyre viteve programi ka pasur shumë modifikime por qëllimi i programit ka qenë dhe mbetet fusha e inxhinerisë softuerike.
Studentët e këtij programi perveç zhvillimit profesional ia arrijnë edhe qëllimit të punësohen, gjatë këtyre 23 viteve nuk besoj që kemi ndonjë student i cili nuk është i punësuar, ndodh që shumica e studentëve gjatë vitit të 2-të dhe 3-të të studimeve të kenë probleme me vijueshmerinë e ligjeratave për shkak të punësimit të hershëm.
Në kuadër te programit a ofrohen punë praktike për studentët?
Unë personalisht nuk merrem me intership, mirëpo ka module që merren me intershipin dhe klasifikimin e tij. Lidhja e studentëve me tregun e punës është një nga çeshtjet që deparatmenti duhet ta adresoj ne të ardhmen edhe pse në programin e shkencave kompjuterike ështe një nga problemet më të lehta për tu zgjidhur.
Çka keni për te thënë për inkurajimin e studentëve?
Motivimi kryesor është se studentët dalin të përgatitur për tregun e punës. Ka shumë motive tjera pse studentët mund te studiojnë matematikën e shkencat kompjuterike. Kjo është një prej dy shtyllave kryesore te edukimit, një popull për të pasur një sistem edukimi duhet të ketë edukim të mirë në gjuhë dhe letërsi dhe matematikë. Gjuha dhe letërsia i mëson ta interpretojnë tekstin e shkruar nga ana tjetër matematika i mëson te mendojnë formalisht e si të zgjedhin probleme. Çka do që studiohet dhe çdo veprimtari që behet për bazë i ka këto shkathtësi. Shkenca kompjuterike për arsyje të përpunimit të informacionit mbetet njëra nga fushat që ka shpejtësi të zgjerimit më të madh aktualisht.
A ka kushte të mjaftueshme për zhvillimin e punës në department?
Kushtet e raportet që bëhen nga ekspertet e jashtëm nga agjensioni për akreditim, zakonisht ajo që del është se kushtet e kuadrove janë më të mira së sa infrastruktuara. Zakonisht të tilla janë vlerësimet.
Infrastruktura në departamentin e matematikës është në ndërtesën e Fakulteti Filologjikë, mbase ky problem nuk është vetëm për deparamentin e matematikës, por i tërë Fakultetit të Shkencave. Faktikisht departamentit i matemiatikës është më mirë së shumica e deparatmenteve.
Në marrim rreth 50 student të ri në Shkencat Kompjuterike, ku edhe aktualisht i kemi këta student. Mendoj që kushtet në departament janë të mjaftueshme qe të sigurojm studime efikase për këtë numër të studentve. Jo çdokund dhe jo të gjitha departamentet kanë pasur kujdes për një gjë të tillë.
Sa laboratore ka departamenti?
Në kuadër të departamentit të matematikës programi shkenca kompjuterike ka dy laboratore që janë shumë të paisura së paku nga kualiteti i paisjes teknologjike që janë në to. Gjatë javës së kaluar jemi pajisur me SmartBoard që është fjala e fundit e teknologjisë e përdorimit të teknologjisë së edukimit.
Intervista me prodekanin për arte muzikore prof. Drinor Zymberi
Profesor Drinor Zymberi, prodekan i departamentit te artit muzikor ne kuadër te fakultetit te arteve.
Sa departamente apo fusha studimi ka departamenti i muzikës?
Departamenti i muzikës i ka dy drejtime: drejtimin pedagogjik dhe drejtimin e arteve muzikore performuese, por në kuadër të arteve përformuese hyjnë edhe profilet si profili i pianos, i instrumenteve harkore, instrumenteve frymore dhe solo-këndimit, po ashtu e kemi edhe dirigjimin dhe kompozimin si drejtime të mundshme që studentet e ri mund t’i vijojnë studimet e tyre.
Çfarë profesione mund të ushtrojnë studentet e diplomuar në këto fusha?
Natyrisht gjithçka që mund të ushtrohet më tutje lidhet natyrisht me punën si teorike si praktike që ata e zhvillojnë paraprakisht këtu. Në këto fusha studentët mund të gjejnë hapësire dhe të aftësohen qoftë si pedagog në shkolla, t’a zëmë në shkolla të muzikës në regjione të ndryshme qoftë si instrumentim në orkestra, në ansamble të ndryshme, si korist në kore, formacione vokale, si redaktor muzikor nga radio televizione e kështu me radhë. Pra mundësitë e punësimit janë megjithatë të mëdha edhe natyrisht gjithmonë ato vijnë me shprehjen profesionale që e arrijnë studentët. Deri tani studentët që kanë diplomuar nga departamenti ynë janë të punësuar qoftë nëpër shkolla, qoftë në institucione të tjera si filharmoni, orkestra tjera e kështu me radhë dhe gjithë jeta artistike që është zhvilluar në nivel të Kosovës zhvillohet nga studentet të cilët diplomohen prej këtij departamenti.
A mund të gjejnë punë praktike gjatë kohës që janë në studime?
Po, patjetër. Edhe gjatë kohës së studimeve e kemi koncertin me programe të ndryshme që ata mund t’a praktikojnë profesionin e tyre, për shembull ka shumë raste kur kemi bashkëpunime me orkestra tjera dhe studentët tonë janë pjesë e orkestrave, qoftë të regjionit apo të filharmonisë së Kosovës. Koncertet më të mëdha që filharmonia e Kosovës i organizon i bën me studentët tanë të departamentit të artit muzikor të fakultetit të arteve, dmth studentët qysh në periudhën gjatë studimeve janë njëfarë forme të involvuar në jetën kulturore në mënyre që të përgatitën që gjatë periudhës pasi t’i përfundojnë studimet të kenë një parapërgatitje pak a shumë një punë praktike që e kanë zhvilluar përgjatë kohës së studimeve të tyre.
A mund të kualifikohen në tre nivelet e studimeve?
Jo për momentin vetëm në dy nivele. Ofrojmë nivelin bachelor dhe nivelin master, niveli i doktorates nuk është nivel që ofrohet nga fakulteti i arteve përgjithësisht jo vetëm nga departamenti i muzikës.
A ka kushte të mjaftueshme për përgatitjen e studentëve dhe a ka mungesë të studentëve për këtë departament, më saktësisht në këtë vit?
Kushtet edhe mund t’i shohim përgjatë vizitës që e bëni me studentë. Kushtet nuk është që janë më të mirat, por ne mundohemi që studentëve të mos j'u mungoj asgjë, si për nga hapësira, organizimi i hapësirave fillimisht që tek ne, sidomos te arti përformues muzikor nuk është aq i lehtë dhe jo aq i menaxhueshëm për shkak të specifikave të profilit që nevojiten specifika shtesë ku përveç hapësirës nevojitet edhe përgatitja akustike, nevojiten natyrisht instrumente që janë shumë të shtrenjta, nuk është që gjenden lehtë edhe këto për me t'i siguruar studenti nuk është që e ka të lehtë por gjithsesi me këto që i kemi mendoj që ia dalim dhe vetë fakti se studentët deri tani janë të dëshmuar në fushat e tyre dhe e kanë dëshmuar vetën në festivale, në pjesëmarrje jashtë vendit mjaft shpesh na tregon që me hapësirat që ne kemi është funksionale dhe se ka rezultat. Ndërsa sa i përket pyetjes a ka mungesë të studentëve, fatmirësisht në departamentin tonë nuk e kemi vërejtur mungesën e studentëve asnjëherë.